Është arrestuar një burrë në Malishevë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se gruaja është dërguar në strehimore bashkë me fëmijët e saj.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Malishevë. Më 03.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.