Të mërkuren në Shqipëri do të varroset shkrimtari Ismail Kadare. Me këtë rast fillimisht janë mbajtur edhe homazhe dhe ceremoni lamtumirëse shtetërore. E në mesin e shumë përfaqëuesve në Tiranë po qëndrojnë edhe krerët shtetërorë të Kosovës.
Në paralajmërime është bërë e ditur se sot krerët shtetërorë Osmani, Kurti e Konjufca do të nisen për Tiranë të shoqëruar nga miinistra e kabinetë qeveritarë.
Me këtë rast në Kosovë nuk gjendet asnjë drejtues i lartë i shtetit. Kjo nënkupton se është shkelur Ligji për Protokollin Shtetëror.
Në Protokollin Shtetëror thuhet shprehimisht se vizitat jashtë vendit duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë territorit të Kosovës.
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, shkruhet në pikën katër të nenit 19 të këtij ligji”, thuhet në Ligjin e protokollit të shtetit.
Ndryshe, sot në Kosovë do të jetë ditë zie në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili do të varroset gjatë ditës.