Një grua ka raportuar se është dhunuar dhe sulmuar fizikisht nga dy persona në Suharekë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka marrë trajtim mjekësorë ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Suharekë. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport.