Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një burri në Gjilan i cili është raportuar i zhdukur nga 27 qershori 2024.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Xhemail Behluli i lindur më 20.04.1963, me vendbanim në Gjilan.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri më tani”, thuhet në njoftim.