Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua janë përleshur mes vete.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur në Gjakovë derisa njëjtit gjatë përleshjes kishin qenë në gjendje të dehur.
Bëhet e ditur se gruaja është arrestuar nga Policia derisa burri ka ikur në frejtim të panjohur.
“Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.