Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot kanë filluar trajnimet për nterët e rinj në Kosovë.
Haxhiu në Facebook tha se u ka uruar suksese të gjithëve, derisa ka theksuar se bashkarisht do të ndërtojnë një sistem notarial të besueshëm, shkruan TelegramNews.
“Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj. Në fjalën time hyrëse, iu urova suksese të gjithëve dhe theksova se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial jo vetëm të besueshëm, por edhe që reflekton vlerat tona demokratike dhe të drejtësisë sociale”, tha Haxhiu.