Borrell: Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar për EEAS se kryenegociatorët kanë rënë dakord të takohen në Bruksel javën e ardhshme për të zhbllokuar zbatimin e dialogut.

Borrell shtoi se dialogu i kaluar nuk kishte sjellur progres dhe se diskutimet ishin më të vështira se kurrë më parë.

“Fatkeqësisht, takimi i kësaj jave nuk solli ndonjë progres në zbatim. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi që të kaloja një sërë parakushtesh. Qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëri-tjetrit. Megjithatë, kryenegociatorët e palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes.”

Borrell shtoi se përparimi në dialog kërkon gatishmëri të të dyja palëve dhe se BE-ja nuk mund të sjellë më shumë normalizim sesa dëshirojnë Kosova dhe Serbia. Ai gjithashtu theksoi se angazhimet dhe obligimet e tyre nuk do të largohen dhe se për të ecur përpara duhet guxim, vizion dhe vullnet politik.

“Procesi mund të përparojë vetëm nëse të dyja palët shprehin gatishmëri për të ecur përpara. Pas disa muajsh, do të ketë ndryshime në udhëheqjen e kësaj dosjeje në Bruksel, por pritshmëritë e BE-së dhe shteteve anëtare nuk do të ndryshojnë. Është e rëndësishme që presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës të tregojnë gatishmërinë e tyre për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane për popullin e tyre. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në çdo hap gjatë kësaj rrugëtimi.”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews