Dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një kafene në Saint-Gilles, Bruksel, nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të së enjtes dhe dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës.
Autorët, të cilët kishin skuter, qëlluan drejt klientëve që ishin në tarracën e kafenesë me kallashnikovë.
Hetimet do të përcaktojnë nëse kafeneja apo klientët ishin në shënjestër të sulmit.
Dy personat e vrarë dyshohet se ishin viktima aksidentale, ndërsa pronarët shqiptarë të kafenesë mund të kishin qenë shënjestër, raporton media lokale.