​Rrustemi i VV-së: Vonim po, shpëtim jo nga konfiskimi i pasurisë të pajustifikueshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi deklaroi se Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm këtë ligj, Rrustemi theksoi se është goditje e madhe për reformën dhe sistemin e drejtësisë. Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme ka vonim, por jo edhe shpëtim.

Në seancë plenare, deputeti Rrustemi tha se gjyqtarët nxorën një vendim që nuk arritën të bindin as kolegët e tyre.

“Ata që po besojnë që përmes Gjykatës Kushtetuese do të pamundësojnë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme e kanë shumë gabim. Po e mashtrojnë vetën se mund të gëzojnë pasurinë e paligjshme. Vonim mund të ketë por shpëtim nga konfiskimi i pasurisë së paligjshme nuk ka. Kundër kësaj nisme të rëndësishme kanë votuar pesë gjyqtarë të kësaj gjykate nga gjithsej nëntë të tillë, përderisa katër të tjerë menduar se nisma ligjore ishte në përputhje me standardet kushtetuese dhe profesionale. Pra këta gjyqtarë nxorën një vendim që nuk arritën të bindin as kolegët e tyre gjyqtarë”,deklaroi Rrustemi.

Deputeti i LVV-së shtoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është goditje ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pas vonesës së pashembullt, njoftimi i djeshëm është padyshim goditje e madhe për reformën dhe sistemin e drejtësisë fillimisht dhe për qytetarët që presin jetësimin e reformës në anën tjetër. Kjo nismë ka për qëllim luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka për synim themelimin e një organi siç është Byroja e cila do të verifikojë pasurinë e zyrtarëve publik të fituar në mënyrë të paligjshme nga taksat e qytetarëve. Qëllimi i hartimit të këtij ligji ka të bëjë me çrrënjosjen e korrupsionit, të cilën e kanë rrënjosur për vite me radhë akterë dhe faktor që kanë qeverisur me institucionet publike të vendit”tha ai.

Ai tha se ky ligj ka për qëllim edhe kthimin e taksave të qytetarëve të cilat janë përvetësuar nga zyrtarët publik në mënyrë antiligjore. Rrustemi shtoi se sado që vonesa e dëmton drejtësinë, askush që ka përfituar jashtëligjshëm nuk mund të fshihet pas Gjykatës Kushtetuese.

“Reforma e tillë dhe ky prioritet i yni do të bëhet. Jemi të vendosur më shumë se kurrë që të tejkalojmë secilin obstruksion me qëllim që sundimi i ligjit të gjej hapësirë në vendin tonë. Një gjë që duhet pranuar është fakti se Gjykata Kushtetuese po shfrytëzohet si instrument i vonimit apo pamundësimit të reformave të nevojshme. Konkretisht qëllimi i vetëm i dërgimit të Ligjit për Byronë ka të bëjë me ruajtjen e pasurisë së pajustifikueshme, të përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët e lartë publik e politikanë, të cilët po mundohen të mbrojnë pasuritë e tyre. Kjo tentativë e tyre do të dështojë pa dyshim dhe kthimi i pasurisë së tillë publike në buxhetin e shtetit do të ndodhë”, shtoi Rrustemi. /kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews