Rizvanolli në Forumin Ekonomik Kosovë-Portugali, prezanton projektet e mëdha energjetike të vendit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Portugali.

Sipas njoftimit, ministrja prezantoi sektorët kryesorë të kësaj ministrie, me theks energjinë dhe Teknologjinë Informative dhe Komunikuese.

Derisa u shpreh e kënaqur me faktin që më shumë se 40 biznese nga Portugalia erdhën për herë të parë në rajon përmes Forumit Ekonomik Kosovë-Portugali, e kjo si5 thuhet në njoftim, tregon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Portugalisë.

“Në një forum të tillë pas tre vite qeverisje, Rizvanolli prezantoi projektet e mëdha energjetike që kanë filluar duke shfaqur suksesin e ankandit të parë solar 100 MË dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive, ku ME synon të ndërtojë 950 MË kapacitete të reja të energjisë së ripërtërishme, me një investim total prej 1.2 miliardë euro. E përmes kësaj synohet të ofrohet siguri dhe mundësi të mëdha për investitorët ndërkombëtarë.  “Kosova ofron një fuqi punëtore të re dhe shumë të kualifikuar, ndërsa Portugalia sjell ekspertizën e saj në inovacionin digjital. Kjo sinergji ndërmjet talentit të teknologjisë në zhvillim të Kosovës dhe infrastrukturës digjitale të avancuar të Portugalisë, do të ofrojë një partneritet digjital transformues, duke i shtyrë vendet tona drejt bashkëpunimit dhe rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në këtë ngjarje, përveç Ministres Rizvanolli morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, afaristë dhe të ftuar të tjerë./Telegrami.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews