Sot dhe nesër në Prishtinë do të mbahet Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
Bëhet e ditur se përveç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ambasadori Gjerman Jörn Rohde, do të jenë edhe Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor si dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.
Sipas komunikatës, ky forum i cili në vitin 2022 i solli Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit, do të mbahet dy ditë me radhë, sot dhe nesër.
“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der deutschen Ëirtschaft), ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili do të mbahet më 2-3 Tetor 2024 në Klan Arena, Prishtinë. Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do të hapet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe Ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde. Të pranishëm do të jenë gjithashtu z. Manuel Sarrazin, I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe deputeti i Bundestag, z. Peter Beyer”, thuhet tutje./TelegramNews./