Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Shukrie Ahmeti, nëna e Leotrit Ahmetit të ndjerë, ka thënë për RTK-në se është e lumtur për skulpturën e dedikuar për djalin e saj të ndjerë dhe se kjo vepër e ka nderuar atë.
“Po ndjehem mirë që djali im ka qenë i përkushtuar për të gjithë shqiptarët. Faleminderit atij që e ka përkujtuar këtë përmendore, më ka nderuar dhe më ka bërë të lumtur”, tha Shukrie.
Leutrim Ahmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7-vjeçar dhe ndërroi jetë më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku u varros.