Sllovenia dhe Danimarka prodhojnë barazimin e parë në Euro 2024

Sllovenia dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen hapëse të grupit C në Euro 2024.

Të dy skuadrat e nisën ndeshjen në sulm, ku fillimisht rrezikuan sllovenët me goditjen e Benjamin Seskos, por pa sukses.

Në minutën e 17-të, Danimarka kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Christian Eriksen pas asistimit të Jonas Wind për 1-0.

Eriksen ka mundur të shënojë edhe njëherë në minutën e 43-të, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në pjesën e dytë, Sllovenia ndezi motorët dhe filloi të sulmojë fuqishëm.

Andraz Sporar u rrëzua në zonë në minutën e 52-të, por që gjyqtari nuk mendoi për penallti.

Adam Gnezda Cerin dhe Sporar rrezikuan përsëri, në minutat 67-të dhe 75-të, por sërish pa sukses.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 77-të, kur Erik Janza shënoi për 1-1.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Sllovenia e Danimarka sollën barazimin e parë në Euro 2024, duke ndarë nga një pikë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews