Një sasi e lehtë e borës ka rënë në një rajon të Sllovenisë.
Për këtë shkroi agjencia mjedisore sllovene ARSO në rrjetet sociale. Bora ka rënë në Vrsic, transmeton Telegram News.
Është një rajon 1611 metra lartësi mbidetare.
Sllovenia u prek sot nga reshjet e mëdha të shiut. /TelegramNews/