Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, paralajmëroi në konferencën e deklaratën e përbashkët me ministrin Hasani në Tiranë, se vitin e ardhshëm, do të hapet konsullate sllovene në Durrës.
Ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, Fajon tha se Sllovenia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Kemi patur marrëdhënie shumë të mira, kemi interes për të zhvilluar bashkëpunimin tonë. Patëm një takim shumë të frytshëm. Sllovenia dhe Shqipëria janë aleate të ngushta me njëra tjetrën.
Do kemi bashkëpunime të mëtejshme, shpreh mirënjohje dhe gatishmëri për të nënshkuar memorandum të ardhshme. Memorandumi për turizmin është i rëndësishëm. Duhet të krijojmë lidhje të tjera ajrore në të ardhmen.
Në Durrës do kemi konsullatën tonë vitin e ardhshëm. Bashkëpunimi ynë është fokusuar në fusha të ndryshme. Kemi ofruar asistentë në fushën teknike, në kontekstin e integrimit në BE. Jam e kënaqur që sot do të kem mundësinë të vizitoj qendren e teknologjisë dhe laboratorët e posaçëm.
Oficerët tanë punojnë në mjaft fusha të rëndësishme, që lidhen me sigurinë e autoriteteve. Bisedime të mëtejshme do të kemi gjithashtu. Bashkëpunimi ka qenë mjaft i mirë, të gjitha në zbatim të shtetit të së drejtës. Sllovenia është mbështetëse e gjithë Ballkanit, dëshiron të shohë Shqipërinë anëtare të BE.
Shpresoj që Shqipëria të ketë mundësitë të hapë grupin e parë, sapotë jetë e mundur. E sigurova z.Hasani se Sllovenia do të jetë mbështetëse për integrimin në BE. Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në 2030.
Përkrah planin e zhvillimit si edhe reformat në komision. Mbështes kolegjin e Evropës në Tiranë. Cekëm patjetër, cështjen e agresionit rus, konfliktet në rajon, në Gaza. Sllovenia po bën c’është e mundur që në kuadër të marrjes së Presidencës, të punojmë për paqe dhe siguri. Këto kriza e konflikte na cënojnë të gjithëve, kemi nevojnë për njëri tjetrin” tha ajo.