Reperi i njohur kosovar Getinjo feston sot ditëlindjen e tij.
Ai po feston 33-vjetorin e lindjes.
Derisa në këtë ditë ai ka marrë shumë urime nga kolegët dhe të afërmit e tij.
Nga ana tjetër, reperi shkroi një mesazh në rrjete sociale për ditën e tij të veçantë.
“Më datën 13.06.1991 isha një foshnje e sapo lindur që erdhi në këtë botë duke qajt me zë! Sot mbusha 33 vjet jetë dhe po buzëqeshi [☝🏼] Falënderimi dhe lavdërimi shkon vetëm për madhërinë e lartësuar, krijuesin e gjithçkaje, Zotin apsolut ! Elhamdulilah për secilën frymëmarrje deri më sot [🤲🏻] [❤️] ’, shkroi Getinjo.