Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ish presidentin e ShBA-së, Bill Clinton i cili gjatë viteve 99’ ishte angazhuar politikisht për Kosovën.
Këtë falënderim Osmani e bëri pasi sot po shënohet 12 qershori dita kur siç tha ajo, dita kur morën fund vuajtjet shekullore dhe u arrit ajo çka populli i Kosovës deshti më së shumti, liria.
“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani në platforëm ‘X’.