Dy mjete shpërthyese janë gjetur të hënën në Graçanicë.
Sipas Policisë, mjetet kanë qenë të vendosura në një objekt të braktisur , derisa ato janë tërhequr nga njësitet e FSK-së dhe KFOR-it.
“Graçanicë 10.06.2024 15:38. Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.