56 të burgosur janë arratisur nga viti 2007

Numri i të burgosurve të arratisur nga viti 2007 e deri më tani në Kosovë është 56.

Nga kjo shifër 27 prej tyre, nuk janë kthyer nga vikendi në institucione korrektuese , 12 prej tyre janë larguar në mënyra të ndryshme.

Kështu u tha sot në një konferencë për media e thirrur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Duke iu referuar rasteve të fundit të largimeve nga burgu të Faton Hajrizit dhe të burgosurit tjetër me inicialet U.M., zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu u arsyetua se këto ikje kanë ndodhur si shkak i masave jo adekuate të sigurisë në Institucionet Korrektuese, pasi ata kanë qenë në tipe të hapura.

Ai tha se të burgosurit që mbajnë dënimet në llojin e tipeve të hapura të institucioneve, e kanë më të lehtë të shfrytëzojnë mundësinë për tu arratisur.

Derisa përmendi këto arsye, ai tha se mund të ketë arratisje në vazhdimësi.

Sallahu tha se me kapjen e tyre, do tu largohen të gjitha privilegjet duke i kthyer në tipe te mbyllura me siguri të lartë dhe ndaj të njëjtëve do të iniciohet procedurë penale.

Sallahu: Largime ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në vazhdimësi.

“Përkundër këtyre të arriturave dhe punës së vazhdueshme në institucionalizim dhe integrim këto ditë në njësitë e tipit të hapur në qendrat korrektuese janë larguar dy të burgosur që ishin në vikend.

Në Republikën e Kosovës kemi dy tipe të institucioneve korrektuese: tipe të mbyllura ku siguria është e lartë, ku të dënuarit kanë masa rigoroze dhe strikte si dhe tipe të hapura ku të burgosurit gëzojnë të drejta dhe privilegje të shumta, pasi të njëjtit konsideron se janë të gatshëm për ri integrim dhe risocializim në shoqëri.

Me kapjen e tyre nga institucionet e sigurisë, të njëjtit i humbin të gjitha privilegjet që i kanë pasur deri më tani dhe rikthehet në qendrat korrektuese të tipit të mbyllur.

Po ashtu, ndaj të njëjtëve, bazuar në legjislacionin në fuqi iniciohet procedurë penale”, ka dekëaruar Sallahu.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se nga viti 2007 deri tani 56 të burgosur janë arratisur, larguar dhe nuk janë kthyer nga vikendi.

Ai tha se disa prej tyre janë kthyer vullnetarisht dhe disa të tjerë janë arrestuar, për çka tha se nuk ka të dhëna të sakta.

Edhe Dibrani potencoi se masat ndaj të burgosurve në tipe të hapura dhe lehtësirat që ata kanë, po ndikojnë në arratisjet e tyre./TelegramNews.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews