Sot është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Francës.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se marrëveshja do të lehtësoj procedurën ligjore dhe bashkëpunimin efikas në mes vendeve.
“Duke u referuar në rezultimin e Republikës së Kosovës që të zhvilloj partneritet evropian që do të afirmoj në promovimin e vlerave evropiane në bashkëpunimin bilateral me qëllim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, ka iniciu lidhjen e marrëveshjes me Republikën franceze për ndihmë të ndërsjellë juridike për çështje penale. Kjo marrëveshje do të lehtësoj procedurën ligjore në mënyrë që të mundësoj bashkëpunim sa më të frytshëm dhe më efikas në mes të dy vendeve”, tha tutje Sallahu. /Telegramnews.com.