Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit gusht-2024 janë raportuar 26 raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, prej tyre: në Ferizaj, 22 raste, në Han të Elezit, 2 raste, në Shtime, 1 rast, në Shtërpcë, 1 rast.
Derisa në muajin gusht të vitit 2023 thuhet se ishin raportuar 21 raste të dhunës në familje.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje./TelegramNews./