Tre të arrestuar, dy në Podujevë e një në Prizren për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Në raportin policor të 24 orëve të fundit thuhet se në tri raste të ndara janë arrestuar tre persona nën dyshimin e zhvillimit të veprimeve ilegale përkatësisht organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas policisë, dy raste kanë ndodhur në Podujevë dhe një në Prizren.

“Podujevë 16.01.2025-19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy llaptop, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Ndërsa në rastin e dytë përveç arrestimit të një personi, janë konfiskuar edhe 1 mijë e 305 euro.

“Podujevë 16.01.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1305 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Gjithashtu, edhe në rajonin e Prizrenit është shënuar një rast, ku i dyshuari është arrestuar

“Prizren 09.01.2025- NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke organizuar dhe shpërnda baste online. Me date 16.01.2025 i dyshuari është arrestuar dhe nga ai në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një telefon mobil. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews