Skandaloze: “Agim Ademi kërcënoi tre lojtarët e përjashtuar nga grumbullimi me Kosovën”

Ramiz Shala – analist sportiv – gjatë një lidhje direkte në emisonin “Dueli Sportiv”, theksoi se Agim Ademi i ka kërcënuar futbollistët e përjashtuar nga grumbullimi me Kosovën.

Sipas tij, i pari i Federatës së Futbolli të Kosovës, para se të lëshojë komunikatën për përjashtimin nga grumbullimi për Edon Zhegrovën, Florent Muslijën dhe Arijanet Muric i ka kërcënuar ata.

“Para se të ja u kumtoj vendimin, Agim Ademi i ka thirrë personalisht të tre djemtë dhe ju ka thënë, po citoj me fjalë: Ka me jau shkatrru karrierën, jau prishi ftyren, këmbët bre jau thej. Kështu nuk askund në botë. Nuk është e vërtetë që ka marrë vendim Foda, apo dikush tjetër përveç opinionin publik. Unë nuk flas qysh ka qef dikush une me fol, apo qysh më thotë dikush”, tha Shala.

Tutje, në orët e para të mëngjesit, gazetari Arlind Sadiku e konfirmoi një gjë të tillë.

“Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë ‘jau thej komtë, jau prishi karrierën’”, ka shkrua Sadiku në rrjetet sociale.

Ndryshe, ende nuk është dhënë asnjë sqarim nga Federata e Futbollit të Kosovës në lidhje me përjashtimin e tre futbollistëve.

Në konferencën e mbajtur për media, pas fitores së djeshme ndaj Qipros, selektori Franco Foda komentoi shumë shkurtë këtë gjë, mirëpo pa dhënë ndonjë sqarim.

““Federata e ka dhënë një prononcim dhe unë dhe ekipi jemi përqendruar vetëm tek loja me Qipron”, tha ai.

Kosova i mbylli ndeshjet e shtatorit me një humbje turpëruese prej 0:3 ndaj Rumanisë, dhe një fitore të thellë ndaj Qipros 0:4./TelegramNews

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews