​Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog bëhen vetëm për përdorim të brendshëm

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë se tri kushtet e paraqitura nga kryeministri Albin Kurti në dialog janë fiktive dhe vetëm për konsum të brendshëm politik.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese deklaron se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit sjell detyrime të reja të pafavorshme për Kosovën, pasi krijohet autonomia për serbët në veri si dhe eksterritorialiteti për Kishën ortodokse serbe në Kosovë.

Megjithatë, ai thekson se me pranimin e marrëveshjes, qeveria e ka të pashmangshme zbatimin e zotimeve të Brukselit dhe të Ohrit.

Hasani thotë se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit nuk paraqet asgjë te faktori ndërkombëtare për të rritur besueshmërinë ndërmjet palëve. Ai shton se edhe letra e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq dërguar BE-së nuk determinon ligjshmërinë dhe detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ndërkaq e konsideron si të pamundur edhe kërkesën për ekstradimin në Kosovë të përgjegjësit të sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.

“Fiktive janë këto kërkesa për shkak se disa prej tyre janë të pamundura edhe teorikisht. Çdo shtet sovran përfshirë edhe Kosovën ekziston rregulli themelor që nuk ekstradohet shtetasi yt. Radoiçiq është shtetas serb dhe për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ketë një marrëveshje për ekstradim…Rregulli i dytë themelor i ligjit ndërkombëtar thotë dëno, gjyko, procedo ose dorëzo. Kjo do të thotë se Serbia në këtë rast ka për detyrë të nisë procedurat. Atje ka disa procedura ligjore, të cilat sot për sot faktori ndërkombëtar nuk i ka bërë vërejte sa i përket procedurave. Këto dy janë arsye themelore që është i pamundur ekstradimi i Radoiçiq…E dyta letra e Bërnabiq është tërhequr ndërkohë, por edhe sikur të tërhiqej ajo letër dhe prapë të shkruhej ato detyrime ndërkombëtare nuk varet legaliteti dhe ligjshmëria e tyre nga Bërnabiq apo Vuçiq, por nga ndërmjetësuese që e ka bërë të qartë dhe ato janë hyrë në procedurën e integrimit euro-atlantik të dy vendeve…Kërkesa për nënshkrim që ka lindë ndërkohë është kërkesë që bëhet për treg të brendshëm dhe s’ka asnjë efekt në rrjedhën e dialogut. Ajo çka shohim ne është se këto janë vështirësi që lidhen me implementimin. Palët me vullnet po kërkojnë sesi të dilet nga ngecja aktuale, por dialogu si i tillë as nuk është delegjitimiuar dhe nuk është zhvlerësuar”, tha Hasani.

Hasani kritikon kryeministrin Kurti se me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit ka përjashtuar njohjen de-jure dhe de-facto të Kosovës si dhe ka pranuar të hyjë në një proces të dialogut, i cili mund të mos përfundojë kurrë.

“Marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe Ohër janë zotime të reja për Kosovën. Ato kanë konfirmuar çdo gjë që është arritur më herët, përfshirë edhe detyrimet për themelim të Asociacionit. Ndërkaq në përmbajtje krijojnë kushte të reja që janë tërësisht të disfavorshme për Kosovën. Rrethana e parë e re e krijuar është se pala kosovare ka hequr dorë në raport me Serbinë nga paragjykimi i statusit të saj. Serbia ka të drejtën sipas marrëveshjeve që të paragjykojë statusin pa asnjë problem dhe pasojë. E dyta Kosova ka hequr dorë nga njohja. Njohja nuk lidhet me njohjen e dokumenteve dhe pasaportave pasi po të ishte ashtu na njeh edhe Spanja dhe Greqia…Në momentin që përmend Rezolutën 1244 në çfarëdo faze të dialogut t’i do të thotë ke heq dorë nga njohja. Dispozitat hyrëse janë dispozita që nuk i drejtohen palët njëra-tjetrës siç ka qenë rasti i marrëveshjes mes dy Gjermanive…15:06 Tekstet që janë prodhuar kanë marrë detyrime të reja për Kosovën, krijojnë struktura të reja politiko-territoriale në nivel të autonomisë. Krijojnë eksterritorialitet për kishën, pasi kur thuhet formalizmi i statusit për kishën është se Kisha Ortodokse serbe në territorin e Kosovës do të operojë sikurse në Serbi. Kjo është shumë pozicion më i ulët dhe degradues për Kosovën sesa ka bërë Abazoviqi, Bosnja dhe Kroacia”, tha Hasani.

Ai deklaron se drafti i BE-së për Asociacionin krijon autonomi për veriun, derisa shton se janë të paqëndrueshme deklaratat e qeveritarëve se asociacioni nuk mund të shkëputet nga marrëveshja bazë, pasi konsideron se kryeministri Kurti ka pranuar një nen në kuadër të aneksit të Ohrit ku thuhet se palët nuk diktojnë sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, por atë e dikton Bashkimi Evropian.

“Sa më shumë që të shtyhet formimi i Asociacionit, që në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit është shndërruar në autonomi. Sa më shumë që të shtyhet ky proces aq më e rëndë do të jetë për Kosovën. Ne do të detyrohemi në një fazë të kryejmë atë detyrim pa marrë asnjë kundër shpërblim…(Drafti i Asociacionit) Nuk dorëzohet se ai është implementim. Dërgimi i draftit në Gjykatën Kushtetuese është faza e parë e implementimit. Shihet qartë se qeveria nuk dëshiron të implementojë detyrimet që ka marrë në mënyrë të vullnetshme dhe ligjshme. Atë dikush do ta bëjë dhe duhet të bëjë…(Drafti i Asociacionit mund të shkëputet nga marrëveshja bazë), sepse në Bruksel dhe në Ohër është dashur të thuhet dhe ky kryeministër ka pranuar një nen të aneksit ku thuhet se palët nuk diktojnë këta që po i thonë sekuencim dhe s’ka paragjykim, ndërkaq ato i dikton BE-ja. Dinamikën e sekuencimit e interpreton BE-ja. Këto që po thuhen tash është dashur të thuhen në Ohër”, tha Hasani.

Madje sipas Hasanit drafti i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian s’ka nevojë as për nënshkrim dhe vulë dhe se nuk është as një non-paper, siç po e konsideron kryeministri Kurti.

Kërkesën e tij që ky draft të dërgohet në Komision të Venecias nga BE-ja, profesori Hasani e konsideron si të pamundshme dhe si një tallje.

“Statuti nuk ka nevojë me pas nënshkrim. Këta i kanë thënë bone, evropian e kanë bërë. Ne na është thënë publikisht nga funksionarët e qeverisë që e kanë lavdëruar. Ndërkaq unë e saktë e kam ditë që një pjesë dërmuese jo vetëm që është kundër-kushtetues por krijon një kushtetutë paralele që ne e quajmë kushtetutë materiale. Unë e kam ditë prej fillimi dhe ti e ke pranuar tashmë. Pse duhet një akt nënligjor me nënshkruar BE-ja të një shteti sovran dhe pavarur. Kjo do të thotë se implementon një normë tjetër dhe ajo normë është marrëveshja e Ohrit… Ajo është pjesë e talljes. Kosova ka nevojë për sundim të ligjit. BE-ja e ka definuar themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjes si çështje të sundimit të ligjit. Çështjet e sundimit të ligjit kur kanë dyshim shtetet sovrane i dërgojnë përmes procedurave në Komision të Venecias. Pse duhet BE-ja që të dërgojë. BE-ja e ka përpiluar dhe kanë të qartë sipas tyre që nuk bie në kundërshtim me rendin Kushtetues, ata thonë, por unë nuk pajtohem as me draftin e Edi Ramës. Ajo nuk është palë e autorizuar pranë Gjykatës Kushtetuese. Detyrimi kushtetues i qartë dhe atë duhet të zbatojnë organet e saj”, tha Hasani.

Ndërkaq, ai shpreh brengën se do të zvarritet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës pas dështimit për t’u përfshirë në agjendë në muajin maj.

“Është lajm i keq, pasi mospranimi në Këshill të Evropës unë shoh pak gjasa që të mblidhen strukturat përsëri për të vënë Kosovën në agjendë. Gjasat janë që ajo të kalojë në një kohë të zvarritjes në një kohë të pacaktuar”, thotë ai.

Krahas këtyre, profesori Enver Hasani është skeptik se mund të ketë ndryshim të dinamikave në dialog, pavarësisht zgjedhjes së strukturave të reja në BE. Ndërkaq e konsideron të nevojshme largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews