17 vjet nga vizita e Bush në Shqipëri: Dita kur paralajmëroi Pavarësinë e Kosovës

George Bush ka mbërritur në Tiranë më 12 qershor 2007, në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.

Ai dhe bashkëshortja e tij Laura u pritën në Rinas nga ministri i Jashtëm i asaj kohe shqiptar Lulzim Basha dhe deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Aleksandër Moisiu nga i cili u nderua me dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Bush tha se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, për pavarësi të mbikëqyrur është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Bush tha se SHBA përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri.

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews