Napoli edhe zyrtarisht ka kompletuar transerimin e sulmuesit anësor, David Neres.
Napolitatët derdhën në arkat e Benficas plotë 28 milionë euro, derisa shumë që do të përfitojë 27-vjeçari është 3 milionë euro në sezon.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
“SSC Napoli njofton se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të David Neres nga Benfica”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndryshe, ky është transferimi i katër i Napolit këtë afat kalimtar, duke përfshirë Rafa Marin nga Real Madrid, Leandro Spinazzola, i cili u transferua si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Romën, si dhe Alessandro Buongiorno nga Torino.