Angia duket që ka gjetur zëvendësimin e përkohshëm të Gareth Southgate, i cili u largua nga “Tre Luanët” menjëherë pas EURO 2024.
Lee Carsley edhe zyrtarisht është emëruar në krye të Kombëtares angleze, në formë të përkohshme.
Ai do t’i drejtojë “Tre Luanët” në garat e Ligës së Kombeve të cilat nisin në shtator.
Ndryshe, Carsley ka aventurë të suksesshme me Anglinë U21, pasi u shpall kampion i Evropës për këtë grupmoshë vitin e kaluar, në një skuadër ku përfshiheshin edhe Cole Palmer dhe Anthony Gordon.