Një video nga Anglia ka ngjallur shumë frikë në atë se çfarë po ndodh tashmë në këtë vend, shtet që tashmë është kapluar nga protesta masive, si rezultat i vrasjes së tri vajave të vogla.
Në videon e mëposhtme shihet një grup i madh i disa personave, që thuhet se janë myslimanë, që janë të armatosur me shkopinj dhe vrapojnë në rrugët e Sheffield
Policia britanike po përgatitet për trazira të reja anti-islamike mbi njoftimet e grupeve të ekstremit të djathtë se ata do të sulmojnë qendrat e azilkërkuesve dhe zyrat e emigrantëve në të gjithë vendin. Protestuesit antifashistë gjithashtu njoftuan se do të mbanin mitingjet e tyre.
Ekziston një atmosferë e tensionuar në rrugë me incidente të dhunshme sporadike pasi tre vajza u vranë në qytetin anglez veriperëndimor të Southport javën e kaluar.
Lajmet u përhapën për herë të parë në internet se Ali Al-Shakati, azilkërkuesi i pretenduar mysliman që mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me varkë dhe është në listën e vëzhgimit të MI6, ishte vrasësi i tyre. Por, përfundimisht u njoftua se sulmuesi ishte 17-vjeçari Axel Rudakubana, një i ri i lindur në Cardiff, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Ruanda.
🚨🇬🇧 Sheffield, UK Tonight
Seriously people GET OFF the streets tonight ‼️
Literally dozens of weapons on display.
This won’t end well. pic.twitter.com/P6fvuE6hN0
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) August 7, 2024