Drita ka prezantuar sot (e premte) blerjen e re Salif Ibrahim i cili luan në pozitën e mesfushorit.
Ibrahim i lindur në Ganë, ishte një ndër lojtarët më premtues atje, madje kishte fituar çmimin si lojtari i vitit në sezonin 2020/2021.
Ai me Dritën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe kësisoj do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2027.
“Salifu Ibrahim është lojtari ynë më i ri. Klubi jonë FC DRITA ka kënaqësi të ju njoftojë me lojtarin tonë më të ri ganezin Salifu Ibrahim”.
“Salifu luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga premierliga e Ganës ku për tre vite ishte pjesë e ekipit Hearts Of Oak. Salifu është konsideruar një ndër lojtaret më premtues në Gana ku dhe në sezonen 2020/21 është shpallur lojtarë i vitit në premierligën e ganës”.
“24 vjeqari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2027 dhe menjeher pas kompletimit të dokumentacionit është bashkuar me ekipin. Mirë se vjen Salifu. FC DRITA”, thuhet në njoftimin e klubit.