Saga e stërgjatur tashmë ka marrë fund.
Ilir Daja edhe zyrtarisht do të largohet nga Ballkani.
Për largimin e tij nga Ballkani, TelegramNews kishte raportuar më 28 gusht.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Ilir Daja”, shkruhet fillimisht në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Daja u transferua te Ballkani më 5 janar të vitit 2022 dhe qysh në gjysmësezonin e tij të parë, arriti të shpallej kampion – njëherit edhe trofeun e parë në histori të klubit.
Arritje historike bëri edhe kur kualifikoi Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League, jo një herë, po dy herë rresht.
Tre herë kampion i Kosovës, një herë fitues i Kupës e i Superkupës së Kosovës, Ilir Daja mbyllë një etapë historikë ne krye te skuadrës suharekase.
Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Dinamo City nga Tirana, klub të cilin e kishte drejtuar në vitin 2010.