Ka filluar ndeshja Angli – Zvicër, e vlefshme për fazën çerekfinale të Euro 2024.
E i menjëhershëm ishte postimi i Zana Avdiut, e cila i dha përkrahjen kombëtares angleze.
“Përpara Angli”, shkroi Avdiu në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Avdiu e kishte kritikuar në emisionin “Favorit”, Granit Xhakën në ndeshjen ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror për gjestin e bërë.
Në emision ishte inkuadruar babai i Granitit, Ragip Xhaka që kishte reaguar ndaj fjalëve të Avdiut.