“Për një Kosovë ndryshe”, Haradinaj mbledh diasporën në Bern të Zvicrës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me diasporën në Bern të Zvicrës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për këtë takim derisa ka treguar se iu ka spjeguar situatën në të cilën ndodhet Kosova momentalisht.

“Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar edhe moton dhe vizionin e AAK-së të cilën e ka prezentuar para mërgatës në Zvicër.

“Aleanca del para qytetarëve të saj me një moto të thjeshtë e të kuptueshme; “Per një Kosovë ndryshe”. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë.
Vizioni ynë i shprehur në program për ta patur një Kosovë ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar, qëndron mbi 4 shtylla:
A. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në Nato;
B. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
C. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
D. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shkruar se diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews