ZPS për dëshmitarin: Ishte anëtar i LDK-së i cili është ndaluar dhe rrahur

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 70-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është me masa mbrojtëse dhe mbanë kodin 03170 në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UCK – së.

Sipas prokurorit James Pace, dëshmitari ishte anëtar i LDK – së i cili ishte ndaluar së bashku me një person tjetër dhe janë rrahur.

“Dëshmitari 03170 ishte një anëtar i LDK-së që është arrestuar së bashku me një person tjetër. Gjatë transferimit në një prej vendeve ku këta persona janë ndaluar, dëshmitari 03170, duart e tij dhe duart e një personi tjetër u lidhën dhe ata janë kërcënuar dhe janë rrahur”, tha Pace duke vazhduar më pyetje në sesion privat me arsyetimin për mbrojtjen e dëshmitarit.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, prokuroria ka paraparë rreth një orë e gjysmë për pyetje, mbrojtja e viktimave 15 minuta si dhe mbrojtja e të akuzuarve rreth pesë orë e gjysmë.

Të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit përveç Jakup Krasniqit i cili po e ndjekë seancën përmes video-lidhjes.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews