Italia dhe Zvicra takohen në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, pasi që të dyja Kombëtaret përfunduan në vendet e dyta në Grupin A dhe B.
Një ndeshje fantastike pritet të jetë, pasi dy kombëtaret kërkojnë kalimin në çerekfinale të Evropianit.
“Ne e ndoqëm ndeshjen e Italisë me shumë kujdes, duke analizuar taktikat dhe strategjitë. Ditët do të shikojmë në detaje vlerësimin e kundërshtarit dhe sinqerisht mezi presim të përballemi me ta”.
“Ne në fakt, nuk duam të shqetësohemi shumë për skuadrën e Spallettit dhe mendoj se e kundërta është e vërtetë: Italia duhet të shqetësohet për mënyrën se si ne luajmë duke, qenë se gjërat po funksionojnë mirë për ne”, tha Yakin.
Tutje trajneri zviceran tha se Italia është e paparashikueshme, por që helvetikët kanë cilësi dhe përvojë të mjaftueshme për ndeshje si kjo.
“Italia i nisi dy ndeshjet e para me taktika dhe lojtarë të ndryshëm në krahasim me të tretën, kur zgjodhi një strategji më mbrojtëse, duke qenë se kroatët ishin të detyruan të fitonin. Ata ndërrojnë shpeshherë lëkurë, janë të paparashikueshëm, por ne jemi të përgatitur nga pikëpamja mendore: kemi cilësi dhe përvojë të mjaftueshme për t’i mbijetuar një ndeshjeje si kjo”, deklaroi Yakin.
Italia dhe Zvicra takohen të shtunën me fillim nga ora 21:00 në Berlin.