Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi urojnë në shtëpinë e të dyshuarit për korrupsion në Brezovicë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ai i pushtetit lokal Elbert Krasniqi kanë publikuar fotografi gjatë një vizite me rastin e festës së fundit me njërin prej njerëzve që hetohet për korrupsion në Brezovicë.

Sasha Iliq është personi që po hetohet për korrupsion si pjesë e grupit të Branisllav Nikoliqit të listës Serbe të cilët akuzohen nga prokuroria se zhvatën miliona euro mito nga investiorët ilegal në Brezovicë.

Nga viti 2015 e tutje Branisllav Nikoliq, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të listës Serbe në Shtërpcë, ishte përfshirë në njërën nga aferat më të mëdha të korrupsionit në Kosovë. Ish- kryetari i Shtërpcës pretendohet se ofroi leje ilegale për kompani e ndërtues shqipëtar të cilët ndërtonin në këtë zonë ilegalisht.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi vendosën ta vizitonin familjen e njërit prej bashkëpuntorëve të tij, Sasha Iliq, i cili hetohet se morri para dhe i dërgoi te grupi i Nikoliqit të listës Serbe.

Sveçla, në postimin e tij të datës 07/01/2025 (arkivi) njoftoi se ka takuar familjen Iliq dhe ndërsa publikoi fotografi në të cilën shihet duke uruar të pandehurin Sasha Iliq.

KALLXO.com ka konfirmuar me burime të pavarura se Iliq, tavolina e të cilit është nderuar nga ministrat e qeverisë Kurti, është personi i njëjtë të cilin po e heton prokurori Rasim Maloku për aferën e Brezovicës.

Prokurori Maloku në një komunikim ka konfirmuar se personi me emrin Sasha Iliq është person që hetohet për korrupsion në aferën Brezovica. Maloku ka treguar se qështja ndaj Iliq është duke u hetuar dhe hetimet do të përfundojnë diku kah mesi i vitit 2025.

liq ishte arrestuar më 16.03.2022 nën dyshimin për marrje të ryshfetit në lidhje me rastin “Brezovica”.

Sipas dosjes së prokurorisë që kishte siguruar atë kohë, Iliq dysohej se nga viti 2010 në Shtërpcë kishte ndihmuar personin zyrtar në kryerje të veprës penale të marrjes së ryshfetit.

Ai dyshohej se në cilësinë e zyrtarit në Komunën e Shtërpcës, ka ndërmjetësuar në marrjen e parave në shuma nga 10 mijë euro deri në 30 mijë euro nga personat fizik e juridik, për t’ua mundësuar ndërtimin në Parkun Kombëtar “Sharri”, vikend- zona e Brezovicës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtimin, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Ujërat e Kosovës dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, kurse me paratë që i ka marrë si ryshfet, kanë blerë prona të paluajtshme në vikend- zonën bashkë me të pandehurin, ish-Kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, prona këto të cilat janë regjistruar në emër të të pandehurit Sasha, me qëllim që të fshehen nga zbulimi dhe konfiskimi.

Ndaj Iliq, Gjykata e Ferizajt kishte vendosur edhe masën e sigurisë, atë të paraburgimit, për veprat penale marrje ryshfeti në ndihmë.

Ka kontaktuar me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në lidhje me vizitën te i dyshuari për korrupsion.

“Jo, është e para herë që po dëgjoj nga ana juaj në lidhje me këtë çështje. Sinqerisht nuk mund të them asgjë tjetër. Tash, prej juve po e dëgjoj këtë. Asnjë informacion nuk e kemi pasur apo marrë. Tash po e dëgjoj për herë të parë nga ana juaj. Unë ju thash se për shkak të festës së Krishtlindjeve ortodokse ne kemi qenë në Shtërpce, jemi pritë nga dy familje dhe në lidhje me këto pretendimet e juaja, unë për herë të parë po dëgjoj tash, këtu, nga ju, në lidhje me këtë çështje.”- tha Krasniqi përmes telefonit.

E ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, nuk i është përgjigjur telefonatës dhe kërkesës së KALLXO.com për të sqaruar këtë çështje.

KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Svecla edhe përmes Shefes së Kabinetit dhe Këshilltares së lartë politike, Jeta Tela, por e njëjta nuk ka kthyer ndonjë përgjgije apo koment të ministrit.

Çka dihet për aferën Brezovica

Dosja Brezovica është njëra nga dosjet më të mëdha të korrupsionit në Kosovë. Në këtë aferë janë përfshirë njerëz të listës Serbe, ish pushtetarë të komunës së Shtërpces e deri tek biznesmenë e politikanë shqipëtar e serbë.

Deri më tani, gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykim më 08.11.2024 për Mustafë Hysenin, i akuzuar në rastin “Brezovica” për keqpërdorim të detyrës zyrtare me mosveprim. Ai është dënuar me 6 muaj dënim me burgim me mundësi zëvendësimi në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

I pandehuri kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë, e cila ishte aprovuar më 04.11.2024 dhe i njëjti është shpallur dëshmitar bashkëpunues për raste të tjera.

Hyseni akuzohet se, si shef i Departamentit për Mbrojtje të Ujit dhe Mjedisit, nuk kishte marrë veprime për ndaljen e veprimeve në zonën e Brezovicës.

Në këtë rast, pos Hysenit, të akuzuar janë edhe 11 veta tjerë për vepra penale si keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, detyrim e armëmbajtje pa leje, lidhur me lëshimin e lejeve ndërtimore në zonën e mbrojtur të Brezovicës.

Bratisllav Nikoliq, Dimitrije Raçiqeviq, Dragomir Millosavljeviq, Hysni Bajrami, Sasha Millosavljeviq, Arben Çitaku, Bedri Halimi, Husein Ajdini, Sasha Spasiq dhe Jardan Kostiq, janë të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

Gjykimi ndaj të akuzuarve të këtij rasti po zhvillohet në Gjykatën e Pejës.

Procesi gjyqësor është duke vazhduar për 11 personat e tjerë.

Në seancën e 06.11.2024 kishte dhënë dëshminë dëshmitari bashkëpunues, por kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kukaj- Mekaj, ka marrë vendim për të mos u publikuar dëshmia e tij deri në përfundimin e dhënies së dëshmive nga dëshmitarët tjerë.

Çka thotë aktakuza e Prokurorisë?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Ferizajt, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, nga 21 janari 2016 e deri më 10 shtator 2018 ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe i ka mundësuar një investitori marrjen e lejeve ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme për të cilin shërbim ka marrë 200 mijë euro për 19 leje ndërtimore, për një shtëpi vikendi dhe një pëlqim rrugor dhe 100 miijë euro për lejen ndërtimore për objektin e hotelerisë “Rimida”.

sh- kryetari i Komunës së Shtërpcës akuzohet edhe në disa dispozitiva të tjerë të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në pikën dytë të aktakuzës, i njëjti akuzohet se nga 30 janari i vitit 2015 e deri më 27 maj 2019, përsëri sipas Prokurorisë, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të pasurisë për vete duke i mundësuar një personi tjetër përfitimin e lejes ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme për të cilin shërbim ka marrë 140 mijë euro për 14 leje ndërtimore dhe për shtëpi vikendi.

60 mijë euro të tjera akuzohet nga Prokuroria se i ka marrë ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës për lëshimin e 5 lejeve ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme për ndërtimin e shtëpive të vikendit. Këto objekte ishin ndërtuar në zonën e tretë të mbrojtur të Parkut “Sharri”.

Në pikën katër të aktakuzës thuhet se nga 23 nëntor 2018 deri më 6 gusht 2019 ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës kishte marrë 40 mijë euro për lëshimin e 6 lejeve ndërtimore për shtëpi vikendi.

Aktakuza kësisoj vazhdon për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës edhe në pikën 5, 6, 7, 8, 9.

Në po këtë aktakuzë Bratisllav Nikoliq akuzohet edhe për marrje ryshfeti e ushtrim ndikimi.

Në këtë aktakuzë të përfshirë janë edhe Dimitrije Reçiqeviq– si drejtor i Urbanizimit, inspektorët komunalë të ndërtimit Hysni Bajrami dhe Dragomir Millosavljeviq dhe Arben Çitaku si ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Mustafë Hyseni si shef i Departamentit për Mbrojtje të Ujërave dhe Mjedis , Husein Ajdini si investitor, Raif Bajrami si shef i Inspeksionit të Shtërpcës dhe të akuzuarit Sasha Spasiq, Bedri Halimi i akuzuar në cilësinë e kryeinspektorit e Sasha Millosavljeviq si shef i Drejtorisë së Kadastrës.

Të lartëcekurit akuzohen për vepra penale si marrje ryshfeti, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe për vepra si armëmbajtje pa leje.

Më 17.09.2023 prokurori që po përfaqëson këtë rast, Rasim Maloku, kishte ndarë detaje ekskluzive për KALLXO.com lidhur me hetimin e këtij rasti.

Më 16.09.2024 në emisionin “Kallxo Përnime” janë transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.

Në materialet ekskluzive ishte transmetuar edhe momenti kur njësiti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e Ferizajt kishin zbuluar në shtëpinë e ish- kryetarit Branislav Nikoliq disa grumbuj me para.

Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha 500 euroshe, të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë./kallxo

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews