Dy ish futbollistë të spikatur të Zvicrës, si Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli, kanë folur për ecurinë e helvetikëve në Euro 2024, duke besuar që mund ta kalojnë Italisë, ndërsa shpresa të mëdha kanë te Granit Xhaka, si lider i ekipit.
Behrami që llogaritet si legjendë e futbollit zviceran, e sheh ndeshjen mes Zvicrës dhe Italisë si 50-50, por në anën tjetër ka besim të plotë te “Helvetikët”.
“Tani është koha që lojtarët t’i tregojnë cilësitë e larta që kanë. Është një ndjenjë e mrekullueshme për të gjithë ata që mund të luajnë në Stadiumin Olimpik të Berlinit. Granit Xhaka dhe Manuel Akanji duhet t’i udhëheqin lojtarët e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Valon Behrami në një intervistë për mediat zvicerane.
Në anën tjetër, i intervistuar nga “Corriere della Sera”, Blerim Xhemaili foli për Zvicrën, duke e quajtur Xhakën lider absolut.
“Zvicra di si të mbrohet dhe të dalë në kundërsulm, por edhe ta kontrollojë topin me Freulerin dhe Xhakën, që është lideri absolut. Më ka befasuar Ndoye në këtë Euro 2024. Ai po bën gjëra që askush nuk i priste. Ky lojtar, gjithashtu ka shënuar dhe kjo i jep më shumë besim”, deklaroi Xhemajli.
Sukseset e Zvicrës kanë ardhur pasi në ekipi erdhën emra si Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli fillimisht, pastaj edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.