Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se beson që ish-Presidenti Donald Trump “me gjasë do të” pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humbet përballë Nënpresidentes Kamala Harris, duke përsëritur besimin e tij në sigurinë e sistemit zgjedhor të SHBA-së.
Walz gjithashtu premtoi se “do t’i japë dorën dhe do të punojë për fituesin” nëse Harris humbet.
I pyetur nga gazetarët përpara se të nisej me avion nga Pensilvania për në Washington, DC, të martën, nëse mendonte që Trump do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, Walz tha se beson që Trump do të pranojë.
Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë sugjeruar vazhdimisht se do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale nëse nuk ka prova të mashtrimit. Trump ka përdorur pretendime të pavërteta për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 për të tentuar të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve, shkruan CNN.