VV-ja gjobitet me 11 mijë euro për sulmin në fushatë ndaj Prokurorisë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje, në dy raste të ndara me 11 mijë euro, ankesa këto nga Partia Demokratike e Kosovës pranë këtij institucioni.

Rasti i parë i njërës nga gjobat, 5 mijë euro, është nga ankesa e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës të premten e 24 janarit pranë PZAP-së për LVV-në, deputeten Arbena Reshitaj e cila në llogarinë e saj në Facebook kishte publikuar një fotografi në një nga tubimet e këtij subjekti politik, e që në të ishte e vendosur parulla ku shkruante “Prokuroria e Kosovës e kapur nga hajnat. Qeveria Kurti i çoi në Gjykata 250 lëndë, atdheu në rrezik, mërgata voton LVV”.

PZAP e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e PDK-së, dhe partia në pushtet detyrohet që brenda 15 ditësh të paguaj gjobën prej 5 mijë eurove.

“Shpërndarja e një postimi të tillë, ku në qendër të kësaj foto shihet haptazi parulla me përbajtje përçmuese, urrejtëse, denigruese dhe ofenduese nga kandidatje për deputete e VV-së, Albena Reshitaj, përbën shkelje të rregullave zgjedhore, mbi të cilat duhet të organizohet dhe të zhvillohet fushata zgjedhore”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së.

Edhe ankesa tjetër e PDK-së ndaj VV-së, e vlerësuar si e bazuar nga PZAP-ja, ka të bëjë me deputetin Haxhi Avdyli i cili ka publikuar një video në Facebook, me tekst shoqërues, e realizuar në Klinikën e Neurologjisë.

Në arsyetimin e PZAP-së, thuhet se Avdyli ka promovuar numrin e tij kandidues dhe ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.

PZAP në këtë rast ka gjobitur me 6 mijë euro subjektin politik, Lëvizja Vetëvendosje.

Këtu futen edhe kandidatët tjerë, Albena Reshitaj, Agon Batusha, Besim Muzaqi, ku që të tre kanë publikuar pamje nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews