Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar të martën se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise në lidhje me marrëveshjen me Kosovën.
Ai theksoi se çdo kompromis duhet të sigurojë që asnjëra palë të mos jetë “fituesi absolut” ose “humbësi absolut” për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë.
Në një intervistë për AFP, Vuçiq tha: “Jemi të gatshëm për marrëveshje dhe kompromise, por kompromise që nuk e bëjnë asnjërën palë fitues absolut ose humbës absolut. Çdo gjë tjetër nuk do të ketë qëndrueshmëri afatgjatë.”