VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së

Koalicioni VLEN mirëpret dhe mbështet çdo aktivitet që ka për qëllim forcimin e ligjit dhe rendit në Maqedoni të Veriut.

Nga VLEN besojnë se ndjekja e veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit është thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Padia e fundit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “pengim të drejtësisë,” e cila dyshohet se është kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, e vërteton në mënyrë të qartë dhe të prerë që partia nga e cila vjen Bekteshi ka qenë pjesë e një oktopodi të krimit, korrupsionit dhe vjedhjes së votave. Ky rast është një dëshmi e fortë se periudha e gjatë e qeverisjes së partisë së Bekteshit ka sjellë jo vetëm vjedhje të qytetarëve, por edhe ushtrim të presionit të pashembullt mbi shqiptarët për të shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës. Koalicioni VLEN gjithmonë do të angazhohet për sundim të ligjit, asnjëherë për revanshizëm politik. Prandaj, i bëjmë thirrje organeve gjyqësore që përmes një procedure korrekte dhe të drejtë personi në fjalë të dëshmojë pafajësinë ose t’i vërtetohet fajësia varësisht prej provave”, thonë nga VLEN./fd

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews