Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në daljen e autostradës “Ibrahim Rugova” të Prizrenit.

Rastin për Telegram News e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se dyshohet për humbje të kontrollit nga automjeti e më pas ka goditur mbrojtësit e rrugës.

“Rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë- daljen Veri-Prizren, ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime.
Sipas njësive në vendngjarje, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve e autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Krasniqi. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews