Vërshimet në disa klinika, ShSKUK: Nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore

Në disa klinika të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, u shkaktuan vërshime gjatë rreshjeve të djeshme.

E sot, ShSKUK-ja përmes një njoftimi ka  bërë të ditur se pavarësisht vërshimeve, aparaturat mjekësore nuk janë dëmtuar.

Sipas njoftimit, uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por siç thuhet pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar.

“Uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar. Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe rëntgeni statik është larguar, pa u dëmtuar. Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë. Fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe dëmeve të tjera të mëdha materiale”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme vendi ynë u përfshi nga rrebeshe shiu e breshëri ku në shumë rajonë të Kosovës pati edhe vërshime./Telegrami./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews