Veriut të Mitrovicës, prej nesër, i shtohet edhe dega e Postës së Kosovës

Pas mbylljes së postës ilegale të Serbisë që vepronte në katër komunat në Kosovë, tashmë atje ka nisur të vendoset Posta e Kosovës.

Kështu, në veri të vendit, saktësisht në Mitrovicën e Veriut, po kryhen punimet e fundit për hapjen e Postës së Kosovës. RTKlive ka mësuar si filiali i saj do të hapet nesër, ndërkohë që pritet të hapen pika edhe në komunat e tjera.

Policia e Kosovës, më 5 gusht, ka mbyllur të gjitha objektet e Postës së Serbisë në veri të Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, më 5 gusht, kanë kryer një aksion në nëntë lokacione në veri të Kosovës, me kërkesë të Organit Rregullativ të Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar.

Kjo është bërë nën dyshimin se objektet e Postës së Serbisë kanë funksionuar pa licencë, përkatësisht se nuk janë të regjistruara.

Objektet e Postës së Serbisë janë mbyllur në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kompanitë kosovare, tashmë, kanë filluar të jenë prezente në tregun e veriut të vendit. Ato kanë filluar të hapin markete, kafiteri, pastiçeri e restorante. Këtë të hënë, në veri u hap marketi i parë  “Meridian Express”, i cili saktësisht ndodhet para shtatores së “Car Llazarit”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews