Një burrë i moshës 56 vjeçare ka vdekur gjatë pas orës 01:05 në Emergjencën e qytetit të Suharekës.
Kështu ka konfirmuar për TelegramNeës, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim I vdekjes”.
“Me date 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjecar. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore nē Prishtinë”, tha Bytyqi./TelegramNews./