Ditën e sotme ka vdekur gruaja e cila mbeti e lënduar rëndë si pasojë e aksidentit mes trenit dhe veturës në fshatin Pavlan në Pejë.
Viktima nga spitali i Pejës, ishte dërguar në QKUK në Prishtinë përshkak të lëndimeve të marra.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Komunikata:
Humb jetën njё person, si pasoje e aksidentit mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture
Pejë, 17 nёntor 2024
Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё.
Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë
ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion.