Një person ka vdekur në Qendrën Emergjente të Gjilanit, shkruan TelegramNews.
Sipas raportit, i njëjti ishte duke u trajtuar për shkak të gjendjes shëndetësore, derisa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje.