Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky dëshmitar është planifikuar të dëshmojë publikisht. Më 21 gusht ka përfunduar dëshminë dëshmitarit i ZPS-së me shifrën W03871.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjte. Javën që shkoi u mbajtën tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi. Kurse në shtator pritet të mbahen 13 seanca.

Kujtojmë se Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, javën që shkoi, ka marrë vendim për emërimin e Rodney Dixon si avokat i ri mbrojtës i Kadri Veselit. Emërimi i Dixon vjen pasi që Veseli dhe avokati Ben Emmerson kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.

Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews