Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Buja është pyetur për Veselin dhe rolin e tij si shef i Zbulimit-Kundërzbulimit.
Buja ka thënë se Veseli nuk u ka dhënë urdhra.
“Jo s’më ka dhanë urdhër” – tha Buja, i cilu u përgjigj në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, që përfaqësohej nga avokati Rodney Dixon.
Tutje, Buja është pyetur edhe për emërimin e Elmi Reçicës në pozitën e komandën e Zonës në Noredimës. Sipas Bujës, Veseli nuk ka pasur mundësi ta emërojë Reçicën në zonën e Nerodimës.
“S’ka pas mundësi Kadri Veseli me emëru sepse unë kam qenë komandant i zonës”, tha Buja, transmeton Betimi për Drejtësi.