Ministria e Kulturës ka njoftuar se rinovimi i ndërtesës së Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës po ecën përpara me përkushtim dhe profesionalizëm.
Sipas njoftimit, rinovimi synohet që të përfundojë sa më shpejtë dhe me sukses, shkruan TelegramNews.
“Me ndërhyrje në hapësirat profesionale, teknike e administrative, synimi ynë është të përfundojmë këtë projekt me sukses dhe të ofrojmë një hapësirë moderne, që do të mbrojë dhe ruajë historinë tonë. Po sigurohemi që çdo detaj të zbatohet me saktësi dhe cilësi”, thuhet në njoftim.