Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

Protesta e 19-të është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në Shqipëri kanë vazhduar protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë nuk u shënuan përplasje, raporton Anadolu.

Protesta e 19-të është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Disa nga protestuesit hodhën vezë dhe sende të tjera ndaj selisë së Bashkisë së Tiranës, ndërkohë për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore dhe u bllokuan disa akse rrugore për qarkullimin.

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në fjalën e tij gjatë protestës u shpreh se “drejtësia në Shqipëri ka vdekur”.

“Opozita nuk është kundër projekteve, është kundër vjedhjeve. Opozita nuk është kundër zhvillimit, është kundër krimit”, tha Balliu.

Fjalime gjatë protestës kanë mbajtur edhe përfaqësues të tjerë të opozitës, aktivistë dhe qytetarë, të cilët kanë theksuar se nuk tërhiqen nga protestat pasi sipas tyre besojnë se janë në rrugën e drejtë.

Në Shqipëri në muajit e fundit janë organizuar protesta për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë janë shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive”.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në javët në vazhdim./AA

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews